GDHENDJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të faljeve GDHEND, GDHENDEM. Gdhendja e drurit (e gurit, e metalit). Gdhendja e figurave (e shkronjave). Gdhendja e stilit. Gdhendja me daltë. Reparti i gdhendjes.

2. vet. nj. Mjeshtëria, puna e gdhendësit. Mjeshtëria e gdhendjes. Mëson për gdhendje. Merret me gdhendje.

3. Diçka e gdhendur në dru, në gur a në metal. Gdhendje e bukur. Gdhendje në dru (në mermer).

4. Diçka e thelluar në dru, në gur a në metal, që është bërë duke e gdhendur me daltë a me një përdorëse tjetër.