gjëkafshë
GJËKAFSHË
I. pakuf.
- 1. Ndonjë gjë, diçka, gjësendi. Ke gjëkafshë për të ngrënë? Jepi gjëkafshë me vete!
- 2. Asgjë (në fjalitë mohore). S'kam gjëkafshë për të thënë. Nuk pësoi gjëkafshë.
II. pj. bised. Gjë. Mos të zgjoi gjëkafshë? Mos u vrave gjëkafshë?
- S'ka gjëkafshë asgjë, s'ka përse (si përgjigje për një falënderim).