GJËKUNDI ndajf.

  • 1. Në ndonjë vend, ndokund, diku. Gjëkundi tjetër në ndonjë vend tjetër. E ke parë gjëkundi? Ke qenë gjëkundi? Mos e dërgo gjëkundi vetëm! E ka lënë gjëkundi me ndonjë cep.
  • 2. Në asnjë vend, asgjëkund, askund (në fjalitë mohore). S'e kam parë gjëkundi. Nuk duket gjëkundi. Nuk del gjëkundi. Nuk ishte gjëkundi.
  • 3. bised. Aspak, në asnjë masë ose nga asnjë anë, fare. Nuk e merr vesh gjëkundi. Nuk ishte përgatitur gjëkundi. Nuk i del llogaria gjëkundi.
  • S'është gjëkundi nuk është aspak në rregull, nuk e ka fare në vijë punën, s'është asgjëkund. Nuk i ngjitej (nuk e kapte) ferra gjëkundi shih te FERR/Ë,~A.