gjëllij
GJËLLIJ I jokal.
- 1. vjet. Jetoj, rroj. Ka gjëllirë shumë. Gjëllinte ende. Gjëllinin në një shtëpi.
- 2. fig. Ha e pi dhe bëj një jetë të zbrazët, nuk bëj ndonjë punë me vlerë për shoqërinë, rroj sa për të ngrënë.
- 3. vet. veta III. Jeton një kafshë në një vend a mjedis të caktuar, është e përhapur. Gjëllin në ujë. Gjëllinin gjithfarë kandrrash.
GJËLLIJ II kal.
- 1. vet. veta III. Kërkon andej-këtej ushqim duke e zgjedhur, qëmton (për shpendët e kafshët). Gjëllin pula. Gjëllin lopa. Gjëllin nëpër bar.
- 2. Zgjedh diçka duke kërkuar, qëmtoj. Gjëllij ca ullinj. Gjëlliu ca dërrasa.
- 3. I jap të hajë, e ushqej.