GJËMIM m.

  • 1. Zhurmë e fortë dhe e zgjatur, që shoqëron vetëtimën; bubullimë. Gjëmim i fortë (shurdhues). Gjëmim i mbytur. Gjëmim i largët. Dëgjohen gjëmime. Qielli i kthjellët s'ka gjëmime. fj. u.
  • 2. Krismë e fortë dhe e zgjatur, që i ngjan bubullimës; zhurmë e mbytur dhe e fuqishme, që vjen prej së largu; ushtimë; uturimë. Gjëmimi i topave. Gjëmimi i traktorit. Gjëmimi i daulles.