GJAKOS kal.

  • 1. Dëmtoj a lëndoj një pjesë të trupit sa del gjak, bëj me gjak, përgjak. Gjakos këmbën (dorën). I gjakosi ballin.
  • 2. Bëj diçka me gjak, njollos a përlyej me gjak; përgjak. Gjakosi rrobat. Gjakosi këmishën.
  • 3. E godas sa e plagos ose e vras; i shkaktoj humbje në njerëz, i vras e i plagos shumë njerëz. E gjakosi për vdekje. E gjakosi rëndë. E gjakosën ushtrinë armike.