gjakpirës
GJAKPIRËS I m.
- Ai që shtyp e shfrytëzon pa mëshirë të tjerët, shfrytëzues i egër dhe i pamëshirshëm që u pi gjakun të tjerëve. Gjakpirësit e popullit.
GJAKPIRËS II m. zool.
- Kafshë a kandërr që ushqehet duke thithur gjak.
GJAKPIRËS I mb.
- Që shfrytëzon egërsisht e në mënyrë të pamëshirshme; që mbështetet në shfrytëzimin e egër dhe të pamëshirshëm. Sundues (pronar, kapitalist) gjakpirës. Regjim gjakpirës.
GJAKPIRËS II mb. zool.
- Që ushqehet duke thithur gjak. Kafshë gjakpirëse. Insekt gjakpirës.