GJALLËROJ kal.

  • 1. vet. veta III. Bën që të marrë përsëri jetë e forcë, bën që të rritet e të zhvillohet mirë përsëri. Gjallëron bimët. Gjallëron organizmat.
  • 2. E bëj më të gjallë e më të shkathët; e nxjerr nga plogështia, e bëj të lëvizë, të veprojë a të flasë me gjallëri. Puna e ka gjallëruar. E gjallëroi klasën.
  • 3. Bëj që të zhvillohet a të ecë më me vrull e me shpejt, e nxjerr nga amullia, i jap jetë e gjallëri; e bëj më tërheqës. Gjallëron jetën (punën). Gjallëroi atmosferën. Gjallëroj bisedën. Gjallëron krijimtarinë letrare. Gjallëron mësimin.
  • 4. E mbush me njerëz që lëvizin pa ndërprerë e që punojnë, e mbush me jetë. Nxënësit i gjallëruan rrugët e qytetit (klasat).
  • 5. jokal. Rroj, gjalloj (për njerëzit); jeton, rritet (për kafshët e bimët). Punoj e gjallëroj.