GJASË f.

  • 1. Mundësia objektive për të ndodhur diçka; shkalla e shprehjes së mundësisë për të rastisur diçka.
  • 2. Mundësia e pasigurt për të ndodhur diçka; shfaqje e jashtme a e dhënë, që na lejon të mendojmë se diçka do të ndodhë. Ka gjasë ka mundësi. Me gjasë me sa duket, ka të ngjarë; mbase. Sipas gjasës me sa duket. Pas gjithë gjasave siç duket puna. Gjasat janë të mira shenjat tregojnë se puna do të vejë mbarë. Shoh gjasën gjej rastin, gjej mundësinë. I shoh gjasën diçkaje parashikoj mundësinë e diçkaje.