GJASHTËMBËDHJETË num. them.

  • 1. Numri që vjen menjëherë pas pesëmbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me pesëmbëdhjetë edhe një. Gjashtëmbëdhjetë veta. Gjashtëmbëdhjetë vjet (ditë). Gjashtëmbëdhjetë herë.
  • 2. përd. num. rresht. I gjashtëmbëdhjetë. Dhoma (radha) gjashtëmbëdhjetë. Shkalla gjashtëmbëdhjetë. Në faqen gjashtëmbëdhjetë.

GJASHTËMBËDHJETË num. rresht.

  • 1. Që i përgjigjet numrit gjashtëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e gjashtëmbëdhjetë. Ditën e gjashtëmbëdhjetë. Shekulli i gjashtëmbëdhjetë.
  • 2. përd. em. f. Një nga gjashtëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e gjashtëmbëdhjeta.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i gjashtëmbëdhjeti.