gjashtësh
GJASHTËSH mb. bised.
- 1. Që përbëhet e tëra nga gjashtë njësi ose që ka një pjesë me gjashtë njësi. Tel gjashtësh tel me gjashtë fije. Strofë gjashtëshe strofë me gjashtë vargje. Pistoletë gjashtëshe pistoletë me gjashtë fishekë.
- 2. Që ka përmasa ose vlerë prej gjashtë njësish. Dërrasë gjashtëshe dërrasë e trashë gjashtë centimetra. Xham gjashtësh xham i trashë gjashtë milimetra. Shkronjë gjashtëshe. shtypshkr. Gozhdë gjashtëshe gozhdë e gjatë gjashtë centimetra.
GJASHTËSH ndajf.
- Në gjashtë pjesë a njësi. E ndaj gjashtësh.