GJENEALOGJI f.

  • 1. Historia e prejardhjes së brezave të një fisi a të një familjeje njëri pas tjetrit, radha e brezave që e kanë prejardhjen nga një paraardhës i përbashkët; degë ndihmëse e historisë, që studion vazhdimësinë e brezave të një fisi. Gjenealogjia e familjes. Gjenealogjia e fisit. Përcaktimi i gjenealogjisë.
  • 2. biol. Prejardhja e njeriut, e llojeve të kafshëve dhe të bimëve nga format e tyre më të hershme dhe studimi i saj. Gjenealogjia e njeriut. Gjenealogjia e organizmave. Gjenealogjia e qenit.