GJENERATOR m. tek.

  • 1. Makinë që shërben për të prodhuar rrymë elektrike, duke shndërruar në energji elektrike një energji tjetër. Gjenerator elektrik. Gjenerator i rrymës së vazhdueshme. Vendos një gjenerator.
  • 2. elektr. Pajisje e posaçme që shërben për prodhimin e valëve ose të lëkundjeve me qëllime të ndryshme. Gjenerator sinjalesh. Gjenerator i zërit. Gjenerator me frekuencë të lartë.
  • 3. Aparat që shërben për të shndërruar lëndën djegëse në gaz të djegshëm, gazogjen.