gjeografi f.

  1. Shkenca që studion kushtet natyrore, në të cilat jetojnë njerëzit, shpërndarjen e popullsisë e të burimeve natyrore, vendosjen e zhvillimin e prodhimit, si edhe ndarjet e veçoritë shtetërore në vendet e ndryshme të botës a në krahinat e një vendi. Gjeografia fizike. Gjeografia ekonomike. Gjeografia politike. Gjeografia historike.
  2. Lëndë mësimore, që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Gjeografia e Shqipërisë. Gjeografia e klasës së gjashtë. Mësuesi i gjeografisë.
  3. Përhapja e një sendi a e një dukurie në sipërfaqen e Tokës, në pjesët e ndryshme të saj, në një vend a krahinë dhe studimi i kësaj përhapjeje. Gjeografia gjuhësore. Gjeografia e vendburimeve. Gjeografia e kafshëve (e bimëve). Gjeografia e naftës (e qymyrgurit). Gjeografia e tokave.