GJEP I m.

  • 1. Shkop a kallam i hollë e i shkurtër për të mbështjellë perin që vendoset në sovajkë; masur. Mbush gjepat. Vë (heq, ndërroj) gjepin. U mbarua gjepi.
  • 2. Gyp i hollë dhe i shkurtër; lëfyt, çep. Gjepi i kades. Gjepi i kroit.
  • 3. Gypi i ngushtë në fund të lugut të mullirit.

GJEP II m.

  • Enë me grykë të ngushtë e me lëfyt të hollë; ibrik.