gjer
GJER m. zool.
- Brejtës i vogël pylli, me qime të dendura e të buta në ngjyrë të përhime, me bisht të gjatë e si furçë, që e kalon dimrin në gjumë. Strofka e gjerit. Lëkura e gjerit.
GJER parafj. pj.
- Deri. Gjer aty (atje, këtu). Gjer ku? Gjer kur? Gjer në fund (në mes). Gjer në shtëpi. Gjer nesër. Gjer në mbrëmje (në mëngjes). Gjer në grykë (në fyt, në palcë, në dhëmbë). Gjer në dhjetë vjeç. Gjer në njëzet veta. Gjer edhe fëmijët e kuptojnë.