gjerësi f.

  1. Një nga përmasat e trupave e të rrafsheve, që matet në shtrirjen e tyre më të madhe tërthore nga një buzë anësore tek tjetra dhe që zakonisht është më e vogël se gjatësia; madhësia që i përgjigjet kësaj përmase a shtrirjeje. Gjerësia e dërrasës. Gjerësia e dritares. Gjerësia e rrugës. Gjerësia e lumit. Gjerësia e shpatullave. Me gjerësi tre metra. Mat gjerësinë.
  2. Shtrirja e një trupi a e një rrafshi në drejtimin tërthor nga një buzë anësore tek tjetra; të qenët i gjerë. Në gjithë gjerësinë e fushës. I ruaj gjerësinë.
  3. fig. Shtrirje e madhe e diçkaje, përfshirja e shumë anëve, dukurive, dijeve etj., vëllimi ose përpjesëtimet e gjera; kund. ngushtësi. Gjerësia e dijeve (e njohurive). Gjerësia e të menduarit. Gjerësia e interesave. Gjerësia e trajtimit (e rrokjes, e pasqyrimit). Zhvillohet në gjerësi.
  4. fig. Të qenët i durueshëm dhe me shpirt të gjerë, zemërgjerësi. Gjerësia e shpirtit.
  5. gjeogr. Largësia e një vendi a e një pike nga ekuatori, e cila matet me gradë; kryes. vend ose krahinë me veçori të caktuara të klimës e të botës së gjallë sipas largësisë nga ekuatori. Gjerësia gjeografike. Gjerësi veriore (jugore). Është i përhapur në të gjitha gjerësitë.