gjetës
GJETËS m.
- 1. Ai që ka gjetur diçka të humbur. Gjetësi i të hollave.
- 2. Ai që ka zbuluar diçka pas kërkimesh e studimesh.
- 3. Ai që ngre një dolli në një gosti dhe i drejtohet dikujt në tryezë për të pirë së bashku, duke thënë një urim, të cilin e fillon me shprehjen e zakonshme «të kam gjetur...». Gjetësi i bindet kryegjetësit.