gjethishtë
GJETHISHTË f.
- 1. vet. nj. përmb. Gjethe të rëna e të shtruara për tokë. Gjethishtë e butë. Kaluan mbi gjethishtë.
- 2. Vend me drurë e me shkurre plot me gjethe.
- 3. kryes. Degë të holla me gjethe, që priten për të mbuluar diçka ose për një punë tjetër.