GJETUR mb.

  • 1. Që është gjetur a është zbuluar diku. Plaçkë e gjetur. Sende të gjetura.
  • 2. Që ka dalë a është përcaktuar pas llogaritjeve. Shuma e gjetur.
  • 3. Që është i burrit të mëparshëm a i gruas së mëparshme, që nuk është i veti. Fëmijë i gjetur. Djalë i gjetur thjeshtër. Vajzë e gjetur thjeshtër.
  • 4. fig. Që është zgjedhur a kapur bukur e mirë; i goditur, i qëlluar. Shprehje e gjetur. Shembulli i gjetur. Krahasim i gjetur.