GJEVREK m.

  • 1. Lloj kulaçi, që gatuhet me miell të bardhë e pa sheqer, mbruhet si shkop e mblidhet si unazë dhe piqet fort sa thyhet e shkërmoqet lehtë. Gjevrek me vezë. Varg me gjevrekë.
  • 2. përd. mb. bised. Që thyhet lehtë, që shkërmoqet; i brishtë (edhe fig.) Dru gjevrek. Fiku është gjevrek.