gjigant
GJIGANT m.
- 1. Njeri me trup shumë të madh e me fuqi të veçantë; vigan.
- 2. fig. Njeri i shquar që ka bërë vepra madhështore në shkencë, në art etj. Gjigant i shkencës. Gjigant i mendimit. Gjigant i letërsisë.
- 3. fig. Diçka (vepër, ndërtim etj.) me përmasa shumë të mëdha dhe me rëndësi të veçantë; diçka shumë e madhe. Gjiganti i metalurgjisë. Gjigantët e industrisë.
- 4. mit. Qenie mitologjike me shtat jashtëzakonisht të madh e me fuqi të mbinatyrshme, vigan.
GJIGANT mb.
- 1. Që ka trup jashtëzakonisht të madh, vigan. Me trup gjigant.
- 2. Që ka përmasa shumë të mëdha. Vepër gjigante. Urë gjigante. Kullë gjigante. Drurë gjigantë. Yll gjigant.
- 3. fig. Që shquhet për përpjesëtimet, për vlerën ose për forcën e vet; që kërkon punë e përpjekje të jashtëzakonshme, vigan. Përpjekje gjigante. Fitore gjigante. Hapa gjigante zhvillim e përparim shumë i madh e i shpejtë.