gjithë
Shqip
redaktonigjithë pakuf.
- Që është në tërësinë e tij, pa i hequr a pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asgjë; që i përfshin së bashku tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta, të cilat përbëjnë një sasi a shumicë; tërë. Gjithë vendi (bota, krahina, fshati, lagjja). Gjithë Shqipëria. Gjithë shkolla. Gjithë njerëzit (shokët, nxënësit). Gjithë kafshët (shpendët). Gjithë populli (rinia, punonjësit). Gjithë ditën (natën, javën, muajin, vitin). Gjithë jetën (kohën). Pasuri e gjithë popullit. E hëngri gjithë bukën (gjellën). E piu gjithë ujin (qumështin). Si gjithë të tjerët njësoj si të tjerët, pa ndonjë ndryshim nga të tjerët. Këtu është gjithë çështja.
- Përdoret me parafjalët «me» dhe «në» për të treguar shkallën më të lartë të shfaqjes së një ndjenje a të një dukurie (zakonisht të shprehura me emra abstraktë). Me gjithë zemër (shpirt, dëshirë). Me gjithë mend pa shaka, përnjëmend, seriozisht. Në gjithë gjatësinë (gjerësinë) e rrugës. Me gjithë vëmendjen (kujdesin) e duhur. Me gjithë forcën (fuqinë). Me gjithë qejf me dëshirë, me kënaqësi, pa asnjë kundërshtim.
- Përdoret përpara një përemri dëftor për të treguar shkallën më të lartë të një tipari; tërë. Gjithë ai njeri. Gjithë ajo punë. Gjithë ai gëzim. Gjithë ato të mira.
- Përdoret me trajtën e pashquar të një emri, në kuptimin «krejt, plot; tërë». Gjithë bar (lule, pemë). Gjithë dhjamë (kocka). Gjithë baltë. Gjithë djersë (gjak). Gjithë inat (zemërim). Gjithë hir. Gjithë gaz (gëzim, hare).
- Të gjithë, të gjitha; gjithçka. Gjithë ç'ishin. Gjithë sa erdhën. Gjithë sa ndodhi.
- krahin. Çdo. Për gjithë ditë. Për gjithë vend. Në gjithë vend.
- përd. pj. Krejt, njësoj si dikush tjetër (nga vetitë trupore a morale), gjallë, tërë. Ishte gjithë i ati (i vëllai). Ishte gjithë e ëma (e motra).
- përd. pj. Pikërisht; po. Gjithë aty (atje). Gjithë në ato vite (në atë ditë).
- Gjithë si ashtu si; sido që. Me gjithë së bashku me, bashkë me. Gjithë e gjithë
- a) gjithsej;
- b) krejt. Me gjithë lecka shih te LECK/Ë,~A. Me gjithë opinga shih tek OPING/Ë,~A. Gjithë (tërë) sy e veshë shih te SY,~RI. Sot e gjithë ditën shih te SOT.
gjithë pakuf.
- Që merret i plotë e i pandarë, që është në tërësinë e tij pa i hequr e pa i përjashtuar asnjë pjesë, pa lënë jashtë asnjë; që i përfshin së bashku tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta, të cilat përbëjnë një sasi a shumicë; i tërë. E gjithë rinia. E gjithë toka (ara, fusha). Të gjitha pikëpamjet (idetë). Me të gjitha notat dhjeta. I të gjitha kohëve. Nga të gjitha anët (drejtimet). Me të gjitha mënyrat.
- vet. m. GJITHË (të), f. GJITHA (të). Sendet, qeniet ose dukuritë e përmendura a që janë, të marra së bashku pa asnjë përjashtim. Erdhën të gjithë. Të gjithë janë të gatshëm. Ka për të gjithë. Pak nga të gjitha. Të gjithë për një, një për të gjithë. Të gjithë së bashku. I aftë për të gjitha. Mbaroi me të gjitha humbi gjithçka, nuk i mbeti asgjë; mori fund, mbaroi me të tëra. I zbrazi të gjitha. Dielli lind për të gjithë. fj. u.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të përemrit. U prish i gjithi. U ngrit i gjithi në këmbë. Kjo është e gjitha nuk ka më tjetër; kaq ka ose kaq ka mbetur; përdoret në fund të tregimit të një ndodhie a të diçkaje tjetër, për të theksuar se tregimi mbaroi dhe se nuk ka çfarë të shtohet tjetër.
- Mbi të gjitha në radhë të parë, para së gjithash; në mënyrë të veçantë, veçanërisht. Para së gjithash në radhë të parë, para çdo gjëje tjetër.
gjithë fjalëform.
- Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që tregojnë se tipari i shënuar nga pjesa e dytë shfaqet plotësisht, përfshin plotësisht një tërësi të caktuar ose tërë sendet, qeniet a dukuritë e njëjta që përbëjnë një shumicë; p.sh. i gjithanshëm, gjithëgjuhësor, gjithëkombëtar, gjithëshqiptar, i gjithëfuqishëm, i gjithëllojshëm etj.