gjithanshëm
GJITHANSHËM mb.
- 1. Që përfshin a që rrok të gjitha anët e diçkaje; që bëhet a zhvillohet në të gjitha drejtimet; kund. i njëanshëm. Zhvillim (përparim) i gjithanshëm. Punë (veprimtari) e gjithanshme. Suksese të gjithanshme. Përgatitje e gjithanshme. Ndihmë e gjithanshme. Edukim (formim) i gjithanshëm. Në mënyrë të gjithanshme.
- 2. Që merret me shumë degë të dijes, të artit, të sportit etj., që ka njohuri në shumë fusha; që ka prirje, aftësi e shprehi të shumta dhe që është i aftë për shumë punë; kund. i njëanshëm. Njeri i gjithanshëm.
- 3. Që e vështron diçka nga të gjitha anët, që merr parasysh të gjitha anët, shumë i gjerë; kund. i njëanshëm. Vështrim i gjithanshëm. Rrahje (shoshitje) e gjithanshme. Gjykim (vlerësim) i gjithanshëm.