gjithsej
gjithsej ndajf.
- Duke i përfshirë të gjitha si shumë e përbashkët (zakonisht pasi mblidhen a llogariten disa shifra); në tërësi. Pesë veta gjithsej. Njëzet lekë gjithsej. Dhjetë hektarë gjithsej. Gjithsej tridhjetë nxënës. Sa bëri gjithsej?
- Tërësisht, plotësisht; krejt. U zhyt gjithsej. Është përlyer gjithsej. E harrova gjithsej.
- përd. pj. Vetëm, vetëm e vetëm. E ka fjalën gjithsej te puna.
- Me gjithsej me të gjitha çfarë ka, me të tëra, krejt, tërësisht.