gjuhëz
GJUHËZ f.
- 1. Shufër e metaltë, zakonisht me një kokë të rrumbullakët, që varet brenda kambanës, këmborës, ziles etj. dhe e godet atë kur e tundin; rrumb. Gjuhëza e kambanës (e këmborës, e ziles). Iu këput gjuhëza.
- 2. Diçka që ka trajtë të zgjatur e të ngushtë si gjuhë e vogël; pjesë e metaltë, zakonisht e zgjatur dhe e ngushtë në një mekanizëm a mjet. Gjuhëzat e flakës (e zjarrit). Gjuhëza e këpucës. Gjuhëza e kandarit. Gjuhëza e bravës. Gjuhëza e kalemit të shartesës. Gjuhëz pene majë pene. Gjuhëz dheu. gjeogr. gjuhë dheu.
- 3. muz. Pjesë e disa veglave muzikore me frymë në trajtën e një flete të hollë e të gjatë, që vihet në pipth për t'i fryrë. Gjuhëz njëshe (dyshe).
- 4. anat. Njerith.
- 5. bot. Cipë e vogël që ndodhet në pjesën e sipërme të këllëfit të gjethes dhe që mbështjell kërcellin (zakonisht te gramoret). Gjuhëz e bardhë.
- 6. zool. Peshk i ujërave të kripura me trup petashuq si gjuhë, me të dy sytë në njërën anë, me ngjyrë të murrme, me mish të shijshëm e pa hala; shojzë deti. Gjuhëza e detit.