GJYKATË f.

  • 1. drejt. Organ shtetëror për dhënien e drejtësisë, që shqyrton e zgjidh çështjet gjyqësore penale e civile; ndërtesa ku ndodhet ky organ. Gjykatë popullore organ bazë i drejtësisë popullore, që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Gjykata e Lartë organi më i lartë i drejtësisë. Gjykatë ushtarake. vjet. Gjykatë e shkallës së parë (së dytë). Gjykata e rrethit. Vendimi i gjykatës.
  • 2. përmb. drejt. Gjyqtarët dhe ndihmësgjyqtarët që shqyrtojnë një çështje gjyqësore; trupi gjykues.
  • 3. bised., vjet. Fatkeqësi, e keqe. E zuri gjykata.
  • Gjykata e diktimit drejt., vjet. gjyqi i diktimit; zyra e gjyqit të diktimit.