gjykim
GJYKIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GJYKOJ, GJYKOHEM. Gjykimi i një çështjeje. Gjykimi i ndeshjes. Gjykimi në dy shkallë. Pezullimi i gjykimit.
- 2. Mendim që formojmë për dikë a për diçka dhe që e shprehim si vlerësim përfundimtar. Gjykim i thellë (i drejtë, i cekët, i nxituar, i gabuar). I matur në gjykime. Shpreh (jap) një gjykim.
- 3. fig. Mendimi ose vlerësimi përfundimtar që jepet për një çështje ose për dikë pas një shqyrtimi e shoshitjeje. Gjykimi i popullit (i masave) Gjykimi i historisë. Ia shtruan për gjykim masës (kolektivit).
- 4. Aftësia për të gjykuar, për të menduar drejt; pjekuria mendore, fuqia e arsyes. Burrë me gjykim. Humbi gjykimin. E ka lënë gjykimi.
- 5. logj. Formë e të menduarit, me anën e së cilës pohohet ose mohohet diçka për sendet e dukuritë dhe për tiparet e tyre. Gjykim i rremë. Gjykime të kundërta. Gjykimi dhe fjalia. Pjesët (gjymtyrët) e një gjykimi.
- Me gjykim (me gjak) të ftohtë shih te FTOHTË (i,e). E ka gjykimin (mendjen) brisk shih te BRIS/K, ~KU.