GJYNAHQAR m.

  • 1. fet., vjet. Ai që bënte një gjynah sipas dogmës së fesë myslimane; mëkatar.
  • 2. bised. Ai që është për të ardhur keq, i shkreti, i gjori.
  • 3. si mb. ~, ~E. Që ka bërë gjynah sipas dogmës myslimane; që lidhet me një gjynah, që është gjynah. Njeri gjynahqar. Dëshirë gjynahqare.