gjyq
GJYQ m.
- 1. drejt. Shqyrtimi i çështjeve penale e civile dhe zgjidhja e tyre; proces gjyqësor. Gjyqi i popullit. Gjyqi partizan. Gjyq i mbyllur (me dyer të mbyllura). Gjyq ndërkombëtar. Gjyqi i Malit (i Kanunit). vjet. shqyrtimi i çështjeve dhe zgjidhja e tyre sipas së drejtës zakonore. Gjyq para masave shqyrtimi i një çështjeje penale a civile nga organet gjyqësore përpara një grupi njerëzish ose përpara kolektivit të një ndërmarrjeje, të një institucioni etj. Dita e gjyqit. Salla e gjyqit. E ngriti (e hodhi, e paditi) në gjyq. E çoi në gjyq. Është (ra) në gjyq me dikë. I bënë gjyqin. E humbi (e fitoi) gjyqin. U shty gjyqi. Hapi gjyq me dikë.
- 2. drejt. Gjykatë. Gjyqi popullor. Kryetari i gjyqit. Iu drejtua gjyqit. Doli para gjyqit.
- 3. bised. Bisedim, kuvend për të zgjidhur një mosmarrëveshje a për të shqyrtuar diçka. Nisën gjyqin. S'e kemi bërë gjyq.
- 4. vjet. Gjykim; aftësi për të gjykuar drejt. Gjyq i kthjellët.
- Bëri gjyq me dikë
- a) u grind, u zu me fjalë me dikë;
- b) u gjykuan. E bëri me gjyq e bëri me kusht. Jap gjyq përgjigjem, jap llogari. Ndaj gjyqin vendos për diçka, i jap zgjidhje diçkaje. Dita e gjyqit fet., vjet. dita në të cilën, sipas paragjykimeve fetare, jepen dënimet nga perëndia për fajet e bëra gjatë jetës. Gjyqi i diktimit drejt., vjet. gjyq i shkallës më të lartë para Çlirimit, që kishte të drejtë të rishqyrtonte vendimet e dhëna nga gjykatat e tjera të shkallëve më të ulëta dhe t'i ndryshonte ose t'i prishte ato. Gjyqi i Linçit ndëshkim pa gjyq i zezakëve ose i njerëzve përparimtarë e revolucionarë në SHBA që bëhet nga bandat reaksionare të borgjezisë. Gjyq shoqëror shqyrtimi i gabimit a i qëndrimit të dikujt nga kolektivi ku ai bën pjesë dhe marrja e masave për ndreqjen e tij.