GJYSMËHËNË f.

  • 1. Pjesa e ndriçuar e Hënës që duket si drapër, Hëna që duket përgjysmë, kur është e ngrënë ose e re. Drita e gjysmëhënës. Në trajtë gjysmëhëne.
  • 2. Figura e draprit të Hënës, që përdoret si simbol fetar i islamizmit dhe në stemat shtetërore të disa vendeve islamike. Flamur me gjysmëhënë.
  • 3. ~A, ~AT tek. Vegël në trajtën e draprit të hënës.