gjysmak
GJYSMAK mb.
- 1. Që ka të mangët një pjesë të madhe, që ka mbetur përgjysmë, që nuk është çuar deri në fund, jo i plotë; që nuk e çon deri në fund diçka, që nuk e zgjidh plotësisht. Punë gjysmake. Masa (reforma) gjysmake. Kërkesa gjysmake. Mjete (zgjidhje) gjysmake. Vendim gjysmak. Botëkuptim gjysmak. Arsim gjysmak. Në mënyrë gjysmake.
- 2. Që nuk ka marrë arsim të plotë; që nuk e zotëron mirë a plotësisht një mjeshtëri etj. Mbeti gjysmak.
- 3. Që nuk ka zhvillim të plotë mendor, i metë nga mendja. Gjysmak nga mendja(nga trutë).
- 4. Përd. em. sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit.
- 5. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ ËT vjet. shih GJYSMATAR,~I 2.