glasë
GLASË f.
1. Pjesa e padobishme e ushqimit që nxjerrin jashtë shpendët (zogjtë dhe pulat). Glasa të thara. Glasë pule (zogu, pëllumbi). Pleh glasash. Bën glasën.
2. veter. Sëmundje që u bie pulave dhe që shfaqet me dalje të shpeshta jashtë e me dobësi të përgjithshme të trupit. U ra glasa pulave.
- I bëri (i la) glasën dikujt thjeshtligj., mospërf. shih te LË. E lëshon si pula glasën thjeshtligj. e thotë a e bën diçka pa pasur parasysh se ku ndodhet e në ç'rrethana është, flet a vepron me vend e pa vend dhe pa përgjegjësi, e lëshon si lopa bajgën.