gllabëroj
GLLABËROJ kal.
1. Ha diçka menjëherë e si i babëzitur, gëlltit menjëherë diçka; përpij, përlaj. Gllabëroi një pulë të tërë. I gllabëroi të gjitha.
2. I marr dikujt diçka me forcë dhe e bëj pronën time, ia rrëmbej; pushtoj me dhunë një tokë, një vend etj. Ia gllabëroi pasurinë (paratë). Imperialistët përpiqen t'i gllabërojnë vendet e vogla.
3. vet. veta III bised. Përmbyt; mbulon. Lumi gllabëroi xhadenë. I gllabëroi errësira.
4. fig. Shoh me lakmi të madhe dikë a diçka, i hedh një vështrim të shpejtë e plot me dëshirim, e përpij. E gllabëroi me sy.
5. fig. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më rrëmben me gjithë forcën diçka, më tërheq shumë, më bën për vete, më pushton tërësisht. E gllabëroi muzika (filmi, libri).