GLOBALISHT ndajf. libr.
Në përgjithësi, në mënyrë globale, si global. Jepet globalisht. Shihet (trajtohet) globalisht. Merret globalisht.