GODITJE I f.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve GODIT I, GODITEM II. Goditja e objektivit. Goditja e veseve (e të metave, e zakoneve prapanike). Goditje me kokë (me dorë, me grusht, me këmbë). Goditje dënimi. sport. Goditje me armë (me pushkë, me artileri). Aksion me goditje të përqendruar aksion me forca të shumta, që përqendrohen në një punë e shfrytëzojnë të gjitha mundësinë për ta mbaruar shpejt e mirë.

2. Grushti a pëllëmba që i japim dikujt; shkelmi që i japim dikujt kur e godasim a diçkaje kur e gjuajmë; ajo që pësojmë kur dikush a diçka na godet e na dëmton. Goditje e fortë (e fuqishme, e lehtë). Goditja nga dielli. Jap (marr) goditje.

3. usht. Sulm vendimtar e i befasishëm, që i jepet armikut me të gjitha forcat e me të gjitha mjetet ose me pjesën e tyre kryesore. Goditja kryesore (vendimtare, vdekjeprurëse). Goditja në krahë.

4. kryes. Rrahjet e zemrës, të një mekanizmi etj.; zhurma që dëgjohet kur goditim diçka me dorë, me çekiç etj.; trokitje. Goditjet e zemrës.


GODITJE II f.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GODIT II, GODITEM II. Goditja e shtëpisë (e urës). Goditja e orës (e këpucëve).