gojëhapur
GOJËHAPUR ndajf.
1. Duke mbajtur gojën të hapur, me gojë të hapur. Rrinte gojëhapur. Fle gojëhapur. E zuri gjumi gojëhapur.
2. edhe përd. mb. fig. Në gjendje të tillë kur jemi shumë të çuditur a të mahnitur. Mbeti gojëhapur. E la gojëhapur. Rrinte (dëgjonte) gojëhapur.
3. fig. Me padurim. E prisnin gojëhapur.