gojëtar
GOJËTAR m.
1. Ai që flet bukur e rrjedhshëm, ai që di t'i lidhë bukur fjalët e shprehjet, ai që flet qartë dhe të bind për atë që thotë; njeri i gojës.
2. let. Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm, ai që të bën për vete me forcën e fjalës së tij. Gojëtar i madh (i shquar).
3. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit.