gollak
GOLLAK m.
1. Gjel race, me trup të madh e me këmbë të gjata, me qafë të rrjepur, që këndon me një zë të trashë e të ngjirur. Është si gollak. Këndon si gollak.
2. fig. Njeri që e ka zërin të trashë e të ngjirur.
3. fig. Ai që është i lehtë nga mendja, njeri mendje lehtë.
4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Gjel gollak.