golle
GOLLE f.
1. Vrimë e madhe, gropë brenda në një trup të ngurtë (në një dru, në një shkëmb etj.). Gollja e drurit. Hyri në golle.
2. edhe fig. Zbrazëti, boshllëk. Mbush gollet. Ndien një golle në zemër.
3. kryes. Kockat e dala të nofullës së sipërme dhe gropëzat që formohen në të dy anët e fytyrës së njeriut, zakonisht kur ky dobësohet shumë. Gollet e fytyrës. I kanë dalë gollet nga dobësia (nga sëmundja).
4. si mb. ~, ~E. Bosh, i zbrazët, që s'ka gjë brenda. Arrë golle. Vend goll.