gosti
GOSTI f.
1. Drekë a darkë me të gjitha të mirat, që shtrohet në raste gëzimi dhe ku marrin pjesë miq e të ftuar të tjerë. Gosti e madhe. Gostia e dasmës. Fton (thërret) në gosti. Shkoj në gosti.
2. Ushqime, sidomos ëmbëlsira, që çohen si dhuratë në një drekë a në një darkë të shtruar në raste gëzimi. Çonin gosti. Shkoi (vajti, erdhi) me gosti.