gotë
GOTË f.
1. Enë e thellë prej qelqi, prej kristali etj., zakonisht në trajtë cilindrike e pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë, verë etj.; një enë e tillë e vogël, shpesh edhe me një fron, e cila përdoret për pije të ndryshme të forta (për raki, konjak etj.); sasia e ujit a e pijes etj. që nxë kjo enë. Gotë e vogël (e madhe). Gotë qelqi (kristali). Gotë uji (vere, rakie, birre). Gotë me (pa) fron. Mbush (derdh, laj) gotën. Pi (hedh, rrëkëllej, kthej, ngre) një gotë. Përpjekim gotat urojmë njëri-tjetrin duke takuar gotat të mbushura me pije. Një gotë ujë (verë, raki).
2. kryes. mjek. Kupat që i hidhen dikujt në shpinë kur ka marrë të ftohur; ventuzat. Hedh gota. Zuri mirë gota.
3. bised. Llambë elektrike.
4. bised. Vesi i të pirit, vesi i rakisë, të pirët, pija, rakia. Nuk e lë gota. Ishte i dhënë pas gotës. Është i gotës. E mori më qafë gota.
- Ngre (çoj) gotë (kupën, dollinë, shëndetin) shih te NGRE. Mbytet në (me) një gotë (pikë, lugë, filxhan, gisht) ujë mospërf. shih tek UJ/Ë,~I.
GOTË m. vet. hist.
Fis i vjetër gjerman. Gotët e Lindjes (e Perëndimit).