GOVATË f.

Enë e madhe, jo shumë e thellë prej druri, prej llamarine etj., me fund të sheshtë, që përdoret kryesisht për të larë rroba; enë e tillë prej druri që përdoret për qëllime të ndryshme (për t'i hedhur ushqim bagëtisë, për të mbajtur llaç etj.). Govatë e madhe (e vogël). Govatë druri (teneqeje, llamarine, plastike). Govatë rrobash. Govatë llaçi. Govatë për të larë fëmijët. Mbush (zbraz) govatën. Laj me govatë.