goxha
GOXHA bised.
1. ndajf. Mjaft; shumë. Foli goxha. Eci (ndenji) goxha. E zgjati goxha. Ka goxha njerëz. Ishte rritur goxha. Është goxha i madh.
2. përd. mb. Përdoret zakonisht para një emri për të treguar një tipar cilësor në shkallë të lartë me kuptimin «mjaft a shumë i madh (i gjatë, i mirë, i bukur, i rëndësishëm...)». Goxha burrë (djalë). Goxha grua (vajzë). Ka goxha trup. Goxha shtëpi. Goxha shkrimtar. Goxha vepër. Goxha luftë.