GRABIT kal.

1. Marr me forcë një gjë që i përket dikujt tjetër dhe e bëj timen; ia marr a ia heq nga duart me forcë, plaçkit; rrëmbej dikë me forcë. U grabitnin pasurinë (kafshët, paratë).

2. fig. I heq dikujt me dhunë mundësinë a të drejtën për të gëzuar a për të pasur diçka; rrëmbej. Imperialistët u grabitën lirinë popujve.

3. fig. Bëj për vete dikë duke përdorur lajka e mënyra të tjera tërheqëse; i rrëmbej a i fitoj zemrën dikujt. I grabiti zemrën (mendjen).