GRAFIK m.

1. Tabelë e ndarë në disa katrorë a në disa shtylla, ku me anë të vijave ose të figurave paraqitet gjendja dhe ecuria e një pune a dukurie, zhvillimi i një veprimtarie, luhatjet e temperaturës që vihen re gjatë një sëmundjeje etj. Grafiku i punës. Grafiku i punimeve (i prodhimit, i mbjelljeve, i korrjeve, i garave). Grafiku i temperaturës.

2. Plan pune me tregues të qartë e të përpiktë për sasinë e punës dhe për kohën që i duhet dikujt për të kryer një detyrë. Grafik ditor (favor, mujor). Realizimi i grafikut. Punon sipas grafikut (me grafik).


GRAFIK I mb.

1. Që paraqet me anë vijash e figurash gjendjen dhe ecurinë e një pune a të një dukurie, zhvillimin e një veprimtarie, luhatjet e temperaturës gjatë një sëmundjeje etj. Pasqyrë grafike. Paraqitje grafike.

2. Që pasqyron në mënyrë të qartë e të përpiktë sasinë e punës dhe kohën që duhet për ta kryer këtë. Plan grafik.


GRAFIK II mb. art.

Që ka të bëjë me grafikën, që i përket grafikës, i grafikës. Artet grafike. Ekspozitë (punime) grafike. Stil grafik.


GRAFIK III mb. gjuh.

Që ka të bëjë me grafinë, që i përket grafisë, i grafisë. Sistemi grafik. Shenjë grafike.