grah
GRAH kal.
1. Nxit një kafshë (kalin, qetë etj.) duke e shpuar, duke i bërtitur etj. që të ecë më shpejt; bëj diçka që të ecë më shpejt; nis a ngas shpejt një automjet, biçikletën etj. I grah kalit. U grah qeve. U grah deleve. I grah makinës. I grah me shkop.
2. Lëviz më shpejt duart a këmbët për të bërë një punë; shpejtoj një punë, filloj të punoj shpejt; i jap. Grahu duarve (këmbëve)!
3. jokal. Nisem menjëherë e me vrap për diku; iki me vrap.
4. jokal. kryes. veta III. Vjen shpejt e me shumicë, vjen përnjëherë, vjen dallgë-dallgë a grupe-grupe, grumbullohet me shumicë, vërshon. Ia grahu turma.
5. fig. bised. I vihem me vrull e me zell të madh një pune, i futem me gjoks a i vë gjoksin punës. I grahu punës.
- Ua grahu këmbëve iku me vrap, krisi e iku, ua mbathi këmbëve.