GRAM I m.

1. Njësi e matjes së peshës, e barabartë me peshën e një centimetri kub ujë të pastër në temperaturën 4 shkallë Celsius (shkurtimi g); guri i peshores që ka këtë peshë. Një gram. Peshon dyqind gramë. Një mijë gramë bëjnë një kilogram.

2. fig. Diçka e paktë, sasi shumë e vogël, thërrime, çikëz. Nuk mbeti asnjë gram. Nuk lëshon asnjë gram. Pesë gramë mend ka është fare i papjekur; është shumë mendjelehtë.


GRAM II m. bot.

Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të nyjëzuar e zvarritës, me gjethe të sheshta, të holla e të gjata, që rritet i shtrirë për tokë bashkë me të lashtat, më bimët prashitëse ose anës arave dhe që përdoret si ushqim për bagëtinë; krisje. Gram i trashë. Gram zvarritës. Rrënjët e gramit. Shkul gramin.