granatë f.

  1. usht. Predhë e posaçme, në trajta të ndryshme, e mbushur me lëndë plasëse dhe e pajisur me një siguresë, që përdor luftëtari, duke e hedhur zakonisht me dorë, për asgjësimin e trupave ose të mjeteve të ndryshme të luftimit që gjenden në largësi të vogla. Granata kundërtanke. Granatë dore. Hedh granata. Plasi granata. Me pushkë e me granata.
  2. sport. Mjet në trajtën e një shisheje, që atleti përpiqet ta hedhë sa më larg në garat sportive. Hedhja e granatës.