grazhd
GRAZHD m.
1. Vend i veçantë, i rrethuar me gardh, me mur ose me dërrasa, brenda në stallë ose pranë saj, ku u hidhet bari a kashta kuajve, mushkave etj. dhe gjedhit; stallë. Grazhdi i lopëve (i kuajve).
2. Ushqimi (kashtë, bar, gjethe etj.), që u hidhet bagëtive në stallë. E hëngrën grazhdin.
3. krahin. Gardh i fortë buzë një lumi, një përroi etj., për të mbrojtur tokën nga gërryerja; pendë. I vuri një grazhd.
4. fig. keq. Mjedis i papastër, ku ushqehet e brumoset dikush për qëllime jo të mira. Në grazhdin imperialist (revizionist).
5. fig. bised. Burimi i të ardhurave. Iu pre grazhdi.
- Është për t'u lidhur në grazhd dikush është i trashë nga mendja, është hajvan; duhet trajtuar si kafshë, sepse kështu sillet e vepron.